SHPËRNDAJE

Përfaqësuesit e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, John Clayton, udhëheqës i sektorit për demokraci në OSBE-së dhe Suzana Pavlikova nga sektori për pakica në OSBE realizuan sot takim pune me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi.

Temë diskutimi sipas kryetarit Arifi sot ishte shqetësimi permanent i drejtuesve të pushtetit lokal në Preshevë lidhur me diskriminimin që u bëhet shqiptarëve vite të tëra.

Arifi ka kërkuar edhe sot intervenimin e OSBE-së tek institucionet qendrore në Serbi për zbatimin e ligjit për pakica dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve./presheva.com/