SHPËRNDAJE

Fillim viti i ri shkollorë 2019- 2020 nuk do ta ketë temë akuale mungesën e teksteve shkollore.  Në zgjedhjet e nëntorit për Këshillin Nacional të Shqiptarëve fokus kryesorë do të jetë gjetja e modaliteteve për zgjidhjen e problemit me tekstet shkollore, tha kështu para gazetarëve, kryetari i APN- së, Shqiprim Arifi.

Për zgjidhjen e këtijë problemi tani më kemi mbështetjen e parezervë të Ambasadës amerikane të akredituar në Beograd tha ndër të tjera kryetari Arifi . Shqiptarët janë i vetmi minoritet në Serbi që nuk kanë simbole kombëtare. Fokusi i jonë gjatë mandatit të ardhshëm në kuadër ë Këshillit Nacional do të jetë edhe jetësimi i kësaj ëndrre tha kështu në konferencën për media, Shqiprim Arifi. Ne nuk ndryshojmë flamurin ose format e simbolit kombëtarë sepse për këtë autoritetin dhe përgjegjësinë e ka Republika e Shqipërisë. Për zgjidhjen e kësaj problematike Lugina e Preshevës në kooperim me Republikën e  Shqipërisë do të gjejnë modalitete lidhur me këtë çështje. Përkundër rrethanave që po zhvillohen kohëve të fundit në vend duhet vazhduar proceset tona tha ndër të tjera kryetari Arifi./Presheva.com/