SHPËRNDAJE

Me rastin e javës së buxhetit në konferencën për media kryetari i komunës, Shqiprim Arifi ka premtuar se buxheti i vitit 2019  do të fokusohet në investimet që janë në interesin qytetarë si zhvillimi ekononomik, mbështetja e bizneseve, sferës së bujqësisë, mbështetje e institucioneve publike dhe të tjera. Kryetari Arifi ka potencuar se në vitin e ardhshëm kalendarik fokusi kryesorë do të jetë në rregullimin e parqeve në çdo bashkësi lokale dhe në qytet.Përmes kësaj konference i pari i komunës ka njoftuar të gjithë qytetarët se Presheva është në një drejtim të duhur financiar dhe menaxherial në stad ndryshe nga e kaluara.

Sipas tijë Presheva është në shërbim të qytetarëve e jo të partive politike, interesave grupore e bizneseve të caktuara.Pushteti i kaluar që shfrytëzoi pushtetin lokal për ë bërë politik të abarabartë e dëbuese një gjë e tillë nuk do të lejohet tha në fjalën përmbyllëse në konferencën për media kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi./presheva.com/