SHPËRNDAJE

Parapërgatitjet teknike janë finalizuar për fillimin e renovimit të tërësishëm të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë.

Kërkesat e drejtuesve të këtijë institucioni shëndetësorë veç janë kompletuar, ka thënë kështu për portalin tonë drejtori, Driton Salihu. Ky objekt do të marrë pamjen që meriton dhe do të krijojmë kushte shumë të mira seqë kanë qenë deri më tani për pacientën dhe stafin punonjës, ka thënë Salihu për portalin preshevacom.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë, Driton Salihu ka konfirmuar se gjatë vitit të ardhshëm përveç ndërtesës kryesore do të renovohen komplet edhe ndërtesat e tjera dytësore dhe oborri i Shtëpisë së Shëndetit.

Punët që po bëhen gjatë kësaj kohe në këtë insitucion shëndetësorë me theks të veçantë iniciativa për hapjen e shërbimit të hemodijalizës e ka përshëndetur edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i cili ka konfirmuar se pushteti lokal do ta ndihmojë edhe më tutje Shtëpinë e Shëndetit në realizimin e krkesave që janë në të mirën e qytetarëve të komuës së Preshevës./presheva.com/