SHPËRNDAJE

Ministria për informim në tetorin e vitit 2017 pati dërguar një vendim në administratën komunale se TVP nuk ekziston si medium publik.

Këtë vendim e kemi rrespektuar si institucion i pushtetit lokal thotë kështu për portalin preshevacom kryetari i komunës, Shqiprim Arifi. Arifi ka deklaruar se pushteti lokal i Preshevës është i hapur për të gjitha mediat që të konkurojnë në konkurset publike për marrje të mjeteve materiale konform ligjit dhe kushteve që kërkon konkursi.

Bërja politik me profesionin e tyre si gazetarë më shumë u ka shkaktuar dëme vet atyre mediumeve që janë marrë me shpifje e ofendime sesa mu si drejtues institucional. Ata më shumë bëjnë politik se sa gazetari të mirëfillt meqë shumica janë edhe njerëz jo profesionist ka thënë Arifi.

Mos financimin e TVP-së Shqipim Aifi e ka arsyetuar se drejtues të sajë gjatë vitit 2018 për teke politike nuk kanë dorëzuar projekt siç kanë bërë mediat e tjera.

Duke mbetur militant të flakt partish dhe anëtarë të organeve të larta të PVD-së e PDSH-së kanë shkatrruar mediumin informativ siç është TVP.

Në proponcimin për preshevacom kryetari i komunës, Shqiprim Arifi ka rikujtuar opinionin publike se pak kohë më parë kishte pasur akuza kundrejt tijë se ai bashkëpunon me Boskin ndërsa vetë Dragan Stefanoviq ka firmosur vendimin e pak ditë më parë se TVP qenka publike.

Tani shtrohet pyetja se kush është bashkëpunëtorë i Boskit. Arifi edhe njëherë ka sqaruar se nuk ka obligim pushteti lokal për të krijuar pozicion buxhetor për TVP-në./presheva.com/