SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës, Shqiprim Arifi me kryeshefin e Administratës kanë takuar në ditën e fudit të fundvitit stafin e administrates komunale ku kanë bërë një analizë të punës njëvjeçare të stafit të Administratës.

Në takimin e fundvitit u vlerësua puna e shërbimeve të Administratës duke llogaritur edhe përshtypjet e bashkatdhetarëve tanë në aspektin pozitiv në ate se cfarë është punuar në punët administrative.

Zyrtarët komunal kanë vlerësuar se në hapësirrat e administratës komunale nëPreshevë tani ekzistojnë hapësira dhe atmosferë më e mirë pune dhe shërbime më të shpejta.

Vitin 2020 na presin punë edhe më të mëdha dhe më interesante, në ngritjen e standardeve të shërbimeve edhe më kualitative ndaj qytetarëve tanë, të cilët duhet konsideruar jo si palë, por si “klientë” dhe si të tillë duhet shërbyer qytetarëve, me një përkujdes, afërsi dhe respekt të shtuar ka thënë kështu para stafit administrativ, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi./presheva.com/