SHPËRNDAJE

Rruga e Karposhit tani është finalizuar sipas projektit që ka qenë i paraparë. Për inspektimin vijueshmërisë së punëve në terren në këtë lokacion sot ishte i pranishëm kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Në deklaratën për media ai është shprehur mirënjohës për durimin e qytetarëve që kanë treguar gjatë punëve që janë realizuar në periudhë kohore si dhe nga pronarët e bizneseve që ushtrojnë veprimtaritë e tyre në këtë rrugë. Sipas Arifit rezultati pozitiv konkret po shihet dhe tani banorët e lagjes por edhe qytetarët në përgjithësi po e gëzojnë këtë rrugë, kjo rrugë sipas kryetarit ka marë famë rajonale.

Planet që do të bëhen në sferën e infrastrukturës sipas kryetarit të komunës do të jenë të shumta si ajo e rrugës Buhiq-Ranatoc,projekti i parkut,zona industriale që do të realizohen deri në fund të këti viti. Arifi kërkon bashkëpunimi nga opozita si dhe nga qytetarët e Komunës së Preshevës.

I pari i komunës ka premtuar edhe projekte të tjera infrastruktuore në vendbanimet e komunës së Preshevës./Presheva.com/