SHPËRNDAJE

Fabrika “Solid” nga Suhareka dhe pronari i saj Shefket Kuçi gjatë qëndrimit të tij në Preshevë kohë më parë kishte pezulluar investimin e hapjes së fabrikës së këpucëve për shkak të situatës së krijuar politike dhe prishjes së koalicionit qeverisës në Preshevë.

Siç ka mësuar Presheva.com, kryetari dhe zëvëndës kryetari i APN-së Shqiprim Arifi dhe Armend Aliu këto dita kanë qëndruar në qytetin e Suharekës ku janë takuar me pronarin e kësaj kompanie për hapat e mëtutjeshme rreth hapjes së fabrikës “Solid” nga Suhareka. Pas bisedimeve konstruktive u morën garanca të qarta nga z. Shefket Kuçi për hapjen e fabrikës dhe u definuan të gjitha detajet lidhur me vazhdimin e investimeve. Të gjitha detajet me ish fabrikën Çik tanimë janë sqaruar dhe javën e ardhshme pritet nënshkrimi i kontratës për marje me qera dhe fillim të punës./presheva.com/