SHPËRNDAJE
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi takoi sot drejtorët e institucioneve ku themelues është kuvendi komunal. Në takimin e sotëm është diskutuar për modalitetet lidhur me përpilimin dhe ndarjen e mjeteve të buxhetit komunal për vitin 2019. Theks të veçantë në takimin e sotëm i është dhënë standardizimit të buxhetit komunal ku ekzekutivi ka kërkuar nga shfrytëzuesit e buxhetit të jenë në këmbëngulës në aplikimin e kësaj metode të re e cila përkundër asaj që ka ekzistuar nuk është aplikuar në asnjë institucion.
Kryetari i komunës poashtu ka kërkuar që të gjitha punët që realizohen në ndërmarjet publike të komunës së Preshevës të bëhen përmes tenderimeve me qëllim të transparencës dhe korrektësisë publike të parasë së buxhetit.
I pari i Preshevës ka kërkuar nga drejtuesit institucional që të jenë më të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në aspektin organizativ e menaxhues tek ndërmarrjet që ata drejtojnë me theks të veçantë në respektimin e orareve të punës, ndalesa e pirjes së cigares, mos politzim i kolektiveve dhe të tjera.
Problem që po përcjell këtë pushtet lokal është edhe çështja pronsoro- juridike e institucioneve publike që nuk është zgjedhur me dekada nga pushtetet e mëhershme. Në takimin e sotëm drejtues të shkollës fillore profesor Ibrahim Kelmendi nuk ishin prezent përkundër ftesës që i është bërë. Shfrytëzimi i buxhetit do të bëhet në proporcion të kërkesave dhe nevojave adekuate që do të prezantohen nga drejtues institucionesh ka thënë për media kryetari i komunës, Shqiprim Arifi./presheva.com/