SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka realizuar sot takim me Bob Hand, këshilltar i lartë politik dhe përfaqësues i SHBA-ve në komisionin e Helsinkit për Ballkanin Perëndimor.

Zotin Hand kryetari Arifi e ka njoftuar për së afërmi me sfidat që përballen shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Sipas kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi fokus i takimit të sotëm ishte pasivizimi i adresave të vendbanimeve në Luginën e Preshevës./presheva.com/