SHPËRNDAJE

Me rastin e festës së 28 Nëntorit- Ditës së flamurit u organizuar sot manifestim kulturo- artistik në Preshevë në patronatin e pushtetit lokal dhe shtëpisë së kulturës. Të bashkuar realizojmë kërkesat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Të refletojmë për të kaluarën tonë, për vuajtjet e sakrificën tonë për gjakun e derdhur në këtë vend me shekuj të tërë andaj kjo na bën që të reflektojmë për gjeneratat që vinë pas nesh tha kështu në fjalimin përshëndetës kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi .

Politika e drejtuar nga puushteti lokal në Preshevë ështl në një relacion të përbashkët me politikat e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare e të vetmin qëllim të bashkuar në ombrellën e Bashkimit Evropian. Datën 28 Nëntorë Arfi e quajti ditë e veçantë që bashkon shqiptarët kudo që janë. Mentalitetit përçarës i ka ardh fundi, secili ka meritën e vete për proçeset politike shqiptare ka thënë ndër të tjera i pari i Preshevës.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka përçuar mesazhe edhe tek popujt fqinjë që ta kuptojnë se kjo është festë që sjell paqe dhe demokraci, ata më kenë frik nga ne sepse nuk jemi kërcënim për askend por mundësi për të ardhmen më të mirë. Në përmbyllje të fjalimit përshëndetës Arifi ka konfirmuar se qëndrimi i tyre është i palëkundur karshi kërkesave për ndryshim të simboleve kombëtare.

Për nder të kësaj feste u lexua edhe një referat lidhur me historikun e datës 28 Nëntorë dhe u shfaq një program kuturo- artistik me këngë, valle dhe recita./presheva.com/