SHPËRNDAJE

Projektet që duhet të realizohen këtë vit në sferën infrastrukturore deri në fund të këti viti do të jenë të shumta si rruga Buhiç- Ranatoc, projekti i parkut të qytetit dhe punët në Zonën Industriale.

Kryetari i Komunës, Shqiprim Arifi është shprehur se gati 27 vite nga pushteti i më hershëm nuk është bërë asgjë rreth projektit të Zonës Industriale,sipas tij projekti në fjalë 27 vite ka qenë vetëm pjesë e fushatave parazgjedhore. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi gjatë deklaratës për media poashtu sa ishte duke inspektuar punët ka kërkuar nga qytetarët që të kontribuojnë bashkarisht në zhvillimin e qytetit. Kryetari i komunës, ka kërkuar nga qytetarët e Preshevës që të mos bien pre e atyre  që nuk realizuan asgjë me rëndësi jetike gjatë qeverisjes me pushtetin lokal. I pari i Komunës kërkon nga puntorët e tij vetëm punë,ndërsa nga qytetarët bashkëpunim dhe mirëkuptim./presheva.com/