SHPËRNDAJE

Falë shtrirjes së Alternativës për Ndryshim në tërë trevën e Luginës së Preshevës, pas degëve në Bujanoc dhe Medvegjë dje u themelua edhe dega në Preshevë.

Kuvendi themelues zgjodhi kryesinë e re të Degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë.

Kryetarit të degës Veli Mustafa bashkë me Nënkryetarët Dëshira Kamberi e Bjondina Memeti dhe Sekretares Mimoza Saqipi i uroj sukses në mandatin e tyre katër vjeçar, për të arritur objektivat tona të përcaktuara në Programin politik të Alternativës për Ndryshim për të vazhduar edhe më fuqishëm me ndryshimet e filluara në shoqërinë tonë, shkruan kështu në profilin e tijë kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi./presheva.com/