SHPËRNDAJE

Reformat në ndërrmarjet publike kishin theks të veçantë gjatë këti viti kalendarik, tha kështu në konferencën për media kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Gjatë prezantimit të sukseseve të vitit që po e lëmë pas ai ka potencuar edhe risistematizin që po bëhet në Ndërmarrjen Publike Moravica në mënyrë që kjo organizatë të funksionojë më mirë. Me bashkësitë lokale të vendit është ngritur iniciativa për projektin e përbashkët lidhur me grumbullimin e mbeturinave dhe qëllim kryesorë është që kjo nismë të funksionojë edhe në të ardhmën tha ndër të tjera Arifi. Edhe Qendra për Punë Sociale në Preshevë sipas të parit të komunës po bën përgatitjet për realizimin e programit për shërbimet që do të bëhen nëpër shtëpi tek familjet me nevoja të veçanta. Këtë vit është realizuar edhe premtimi në sferën medicinale tha ndër të tjera kryetari Arifi ku sipas tijë në vendbanimet që nuk kanë poseduar shërbime mjekësore tani ato bëhen. Viti 2019 do të jetë vit ku të gjitha institucionet publike që kanë kontestuese objektet apo aneks objektet lidhur me legalizimet duhet të evitohen.

Theks i veçantë gjatë kësaj kohe do ti kushtohet çështjeve pronësoro- juridike. Edhe gjatë vitit 2019 do të debatohet projekti i suksesshëm lidhur me qëndrimin ditorë të fëmijëve në Entin parashkollorë dhe lënda e notit që po aplikohet në të gjitha shkollat e komunës së Preshevës. Investime infrastrukturore gjatë vitit 2019 sipas kryetarit të komunës do të realizohen në renovimin e tërsishëm të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë dhe shkollën fillore Selami Hallaçi në Rahovicë.

Në këtë konferencë Arifi ka folur edhe për problemin e trashëguar nga pushtetet e kaluara lidhur me mos legalizimin e Shtëpisë së Kulturës./presheva.com/