SHPËRNDAJE

Pushteti lokal i Preshevës po realizon programin vjetorë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore në instituciont edukativo arsimore në vendin tonë. Gjatë këtyre ditëve është fokusuar vëmendje e veçantë e drejtuesve të pushtetit lokal tek renovimi i tërësishëm i objektit të shkollës fillore në fshatin Bukoc me qëllim që edhe këta nxënës të ndjehen të barabart me ata që mësojnë në shkolla të tjera.

Komuna e Preshevës gjatë këtijë viti kalendarik ka investuar në renovimin e përgjithshëm të shkollës fillore në fshatin Bukoc meqë deri më tani shkolla në fjalë ka patur kushte jashtëzakonisht të këqija dhe të përshtatshme për vijimin e procesit mësimorë. Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi për portalin preshevacom ka konfirmuar se në shkollën fillore Bukoc në kuadër të programit investiv është bërë rregulimi i kulmit të shkollës, fasadimi i objektit, rregullimi i dyshemes dhe të tjera. Kryetari Arifi ka premtuar se edhe në të ardhmen do të kenë kujdes të veçantë në përmirësimin e kushteve për banorët e Malësisë së Preshevës./presheva.com/