SHPËRNDAJE

Shqiptarët e Malit të Zi dhe të Luginës së Preshevës e kanë historinë e përbashkët të diskriminimit. Kryetari i kuvendit të Preshevës,Sami Salihu me kryetarin e kuvendit të Ulqinit, Ilir Capuni kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në shkëmbim të përvojave dhe perspektivave që mund ti kenë si komuna të përbashkëta.

Sfera e arsimit është problemi më i përafërt i Luginasve me shqiptarët e Malit të Zi, ka thënë kështu për portalin preshevacom kryetari i kuvendit, Sami Salihu.

Në raportin e integrimeve Mali i Zi ka ecur disa hapa para ndërsa shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë regres të të drejtave të pakicave në shtetin serb, thotë Salihu./presheva.com/