SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi sot ka pritur në kabinetin e tijë ambasadorin e zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jasharin.

Kryetari Arifi në takimin e sotëm ambasadorin kosovarë e ka informuar për pozitën e shqiptarëve në Luginë dhe problemet me të cilat përballen çdo ditë.

I pari i Preshevës ka kërkuar nga ambasadori Jashari që përkushtimi i korit diplomatik kosovarë të jetë më i përkushtuar në zbatimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë konform serbëve që jetojnë në Kosovë./presheva.com/