SHPËRNDAJE

Me një pjesëmarrje prej dhjetë mijë personave, të shtunën më 9 qershor në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u mbajt Marshi Ndërkombëtar i Emigrantëve.

Ky marsh për nga pjesëmarrja e viteve të fundit, njihet edhe se si Parada Shqiptare dhe është një manifestim ku shqiptarët nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, për disa orë vallëzojnë dhe këndojnë shqip.

Aty ku për çdo vit në qendër të qytetit të Nju Jorkut, Parada Shqiptare ka kulmuar në rrugën e famshme “6th Avenue” në Manhatan, ku shqiptarët e Amerikës nga të gjitha trevat ia dedikuan Çamërisë dhe nëpërmjet simboleve u kujtua 75 vjetori i gjenocidit çam.

Gjatë këtij manifestimi, përveç fjalimeve nga drejtuesit e kësaj parade nga shoqata Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi dhe Nik Beqaj, ishin dhe fjalimet e senatorit Xhozef DioGuardit, veprimtari Sali Bollati dhe gazetari Marin Mema.

Disa nga paradat e organizuara në këto 10 vite janë Çamëria (2010), Shqiptarët në Mal të Zi (2011), Shqipëri Etnike (2012), Jemi një (2013), Të gjithë kemi rrënjë shqiptare (2014), Ilirida është Shqipëri (2015), Nënë Tereza (2016): Arbëreshët, (2017): UÇK (2018) dhe Çamëria 2019.