SHPËRNDAJE

Koronavirusi ka marrë jetën e parë shqiptare. Një grua në Itali, me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë, dhe dyshohet si pasojë e koronavirusit. Mësohet se viktima është shtetasja Qamile Shera, e cila banonte në lagjjen nr.10 në Durrës.

Viktima vuante nga diabeti dhe kishte udhëtuar drejt Italisë me shpresën për kurim, pasi atje kishte vajzën e cila është e martuar me një shtetas italian.

Dyshohet se gruaja e ka marrë virusin nga dhëndri i saj italian, dhe për shkak të gjendjes së saj shëndetësore nuk mundi të mbijetonte.

Mësohet se Shera vuante nga diabeti, ndërsa ishte nisur për kurim në Itali, pasi atje kishte vajzën, e cila ishte martuar me një italian.

“Kemi konstatuar se qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak dhe ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Dokumentacioni zonjës ka mbërritur sot në Konsullatë. Djali, vajza dhe bashkëshorti i të ndjerës janë të gjithë në karantinë. Ceremonia mortore është pezulluar, për shkak të situatës. Të gjithë viktimat janë në morget përkatëse.

Ky virus u përhap shpejt dhe ishte i panjohur. Masat parandaluese këtu në Shqipëri u morën shumë shpejt, u pezulluan aktivitetet sportive, kulturore, u mbyllën muzetë, teatrot etj”, tha Pojani.