SHPËRNDAJE

Me kërkesë të familjes së Besnik Osmani, i cili rezulton si i humbur, pas pranimit të kërkesës së familjes Osmani, Shtabi Komunal për Situata të jashtëzakonshme është marrë që prej ditës së parë me këtë çështje dhe është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet shtetrore të Serbisë dhe të Kosovës dhe duke rezultuar se makina e Besnikut është gjendur në zonën kufitare-neutrale (në Muçibabë), me kërkesën e Shtabit tanimë edhe KFORI me mjetet tokësore dhe ajrore është në teren duke kërkuar Besnik Osmanin.

Megjithatë luten të gjith qytetarët që mund të kenë ndonjë informacion rreth Besnikut le të lajmrohen në numrin kujdestar të Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme: 017 71 51 029/presheva.com/