SHPËRNDAJE

Janë bërë shtatë vjet qëkur forca të shumta të xhandarmërisë serbe hoqën pllakën përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së.

Sot shtatë vite qytetarët e Preshevës u zgjuan të rrethuar nga qindra forca të xhandarmërisë serbe ku numër shumë i madh i forcave policie serbe, të shoqëruara nga njësitet e xhandarmërisë, kanë marrë pjesë në operacionin e heqjes së lapidarit të vendosur para godinës së administratës së Preshevës.

Fillimisht një numër prej 200 pjesëtarësh të xhandarmerisë mbërritën në shesh, ndërsa rreth orës 07:00 të mëngjesit një eskavator shkuli dhe tërhoqi lapidarin nga vendi i vendosur.

Më pas, lapidari është hedhur në një kamion, nga ku është transportuar në drejtim ende të paditur.

Në aktin e heqjes së lapidarit kanë marrë pjesë edhe komandanti i xhandarmërisë, kryeshefi i policisë së Vranjës si dhe komandanti i stacionit policor të Preshevës.

Një pjesë e vogël e qytetarëve kanë ndjekur operacionin e heqjes, ndërsa nuk ka pasur ndonjë reagim të popullsisë dhe as ndonjë incident.

Organet shtetërore një javë të tëra kishin paralajmëruar se lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë që ishte i vendosur para ndërtesësë së administratës komunale me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptarë do të hiqet.

Pushteti i Ragmi Mustafës, pati premtuar në KTV te Adriatik Kelmendi se në rast se hiqet lapidari ai do të jap dorëheqje, gjë që kurr su realizua. Ky premtim i rremë shkaktoi lëkundje edhe brenda strukturave të PDSH-së ku edhe asokohe e drejtonte Ragmi Mustafa.

Lapidari i Dëshmorëve të UÇPMB-së mbeti i “burgosur” dikund në Serbi, duke u trajtuar si një e kaluar e hidhur dhe e pakthim.

Prindërit e dëshmorëve shpeshherë kanë kërkuar kthimin e lapidarit në Preshevë mirëpo deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtarë se ku gjendet kjo pllakë me 28 emrat e dëshmorëve apo që mundë të kthehet.

Rikujotjmë se Kryetari i komunës së Preshevës aso kohe dhe kryetar i PDSH-së, Ragmi Mustafa punimet e kësaj pllake i kishte pas porositur në Vllasotincë, afër Leskovcit te një gurëgdhendës serb ku i njejti mjeshtër kishte vendosë atë para ndërtesës së Kuvendit Komunal./presheva.com/