SHPËRNDAJE

Shtëpia e shëndetit në Preshevë do të digjitalizoj hyrje-daljet për personelin e saj. Personeli i Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë do të pajiset së shpejti me kartela identifikuese përmes së cilës do të evidentohen hyrjet dhe daljet në vendin e punës.

Lajmin e bën të ditur për portalin preshevacom drejtori i Shtëpisë së shëndetit, Driton Salihu.

Sipas drejtorit Salihu masat e tilla do të shërbejnë në rritjen e efikasitetit si dhe shërbimeve transparente tek pacientët e Komunës së Preshevës./presheva.com/