SHPËRNDAJE

Shtëpia e shëndetit në Preshevë do të filloj planin aksional për skrining apo zbulimin e hershëm dhe programin për parandalimin e kancerit në zorrën e trashë dhe mitër. Lajmin e ka konfirmuar për portalin preshevacom drejtori i Shtëpisë në Shëndetit, Driton Salihu.

Zbulimi i hershëm (skrining) i kancerit në zorrën e trashë nënkupton testimin e personave të shëndoshë, pa simptome dhe shenja të sëmundjes me qëllim të zbulimit e hershëm të kancerit.

Nga kanceri i zorrës së trashë mund të sëmuret praktikisht secili, por më së shpeshti lajmrohet tek personat me moshë ndërmjet 50 deri 74 vjet tek të dy gjinitë. Nga ana tjetër duhet disa vite që ndryshimet në qafën e mitrës të shkaktuara nga infeksione virusale të kalojnë në kancer.

Sipas drejtorit Salihu kontrollimet e rregullta kanë për qëllim që ndryshimet e hershme të zbulohen më herët para se të krijohet kanceri atëher kur mund të largohet më lehtë.

Për këtë arsyje do të fillohet përpilimi i programit dhe skriningu i organizuar për zbulimin e hershëm të kancerit shumë të rëndësishëm për popullatën tonë dhe është falas thotë për preshevacom drejtori i Shtëpisë në Shëndetit, Driton Salihu./presheva.com/