SHPËRNDAJE

Drejtues të Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë kanë filluar iniciativën për tu pajisur me qendër të hemodijalizës.

Kërkesa zyrtare i ëdhtë dërguar Ministrisë së Shëndetësisë në Republikën e Serbisë që Presheva të pajiset me qendër të hemodijalizës.

Lajmin e ka konfirmuar për preshevacom drejtori, Driton Salihu. Sipas drejtorit Salihu kërkesa është që kjo qendër do ti ndihmojë pacientëve preshevarë që janë momentalisht 14 të diagnostotifikuar me këtë sëmundje të mos udhëtojnë për në spitalin e Vranjës me largësi prej 90 kilometra në dy drejtime.

Hemodijalizën e kryejnë pacientët që kanë probleme me funksionimin e veshkave dhe atë e kryejnë 3 herë në javë me procedurë që zgjasin deri 5 orë në ditë ka thënë drejtoro i Shtëpisë së Shendetit në Preshevë, Driton Salihu./presheva.com/