SHPËRNDAJE

Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc dje ka shpall konkurs për 14 vende të reja punë, për vendet doktor i mjekësisë – mjeku i zgjedhur, Infermier – teknik, shofer i ambulancës – shofer në repartin e ndihmës së shpejtë dhe mirëmbajtëse të hapësirave shëndetësore.

Sipas këtij konkursi i cili nga dita e djeshme 29 janarë do të zgjatë 8 ditë, janë shapullr 3 vende të lira pune me kohë të caktuar për shkak të ngarkesës së shtuar, për doktor të mjekësisë – mjeku i zgjedhur. Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:  arsimi i lartë në studime të integruara akademike sipas rregullores që rregullon arsimin e lartë duke filluar nga 10 shtator 2005; të paktën pesë vjet të studimeve themelore, sipas rregullores që rregullon arsimin e lartë deri në shtator 2005; provim profesional dhe licencë. Për infermier-teknik janë shpallur 5 vende të lira pune me kohë të caktuar për shkak të ngarkesës së shtuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte: arsimi në studimet themelore të shkallës së parë (profesionale-akademike) sipas rregullores që rregullon arsimin e lartë duke filluar nga 10 shtator 2005, në studimet themelore që zgjasin të paktën dy vjet, me rregulloren që rregullon arsimin e lartë deri më 10 shtator 2005 arsimi vjetor ose i mesëm; provim profesional dhe licencë.

Për shofer të ambulancës – shofer në repartin e ndihmës së shpejtë janë shpallur 3 vende të lira pune me kohë të caktuar për shkak të ngarkesës së shtuar. Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte: arsimi i mesëm; patentë shoferi B dhe C.

Për mirëmbajtëse të hapësirave shëndetësore janë shpallur 3 vende të lira pune me kohë të caktuar për shkak të ngarkesës së shtuar. Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte: Arsimi fillor.

Kandidatët e interesuar krahas aplikacionit duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme: lutjen për pranim me biografi të shkurtër, adresën dhe telefonin për kontakt, diplomën mbi përfundimin e shkollës (fotokopje e vërtetuar), dëftesën mbi përfundimit të shkollës fillore për vendin e punës me nr. 4.

Vërtetimin e provimit profesional (fotokopje e vërtetuar), vendimin mbi regjistrimin në Odën e mjekëve ose licencën e punës (fotokopje e vërtetuar), çertifikatë lindjeje (fotokopje e vërtetuar), vërtetim i nështetësisë, jo më të vjetër se 6 muaj (fotokopje e vërtetuar), vërtetim i gjykatës komunale se nuk jeni nën hetime – jo më të vjetër se 6 muaj, vërtetim mjekësor – jo më të vjetër se 6 muaj.

Në aplikacionin (lutje) kandidati duhet të theksojë  dokumentacionin e bashkangjitur në bazë të shpalljes.

Aplikacionet për shpalljen mund të dorëzohen personalisht në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, në adresën K. Petroviç 328, çdo ditë pune nga ora 7.00 deri në orën 14.00, në kuvertë të mbyllur ose të dërgohet me postë kthyese në adresën e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, me shënimin: “Për shpallje” dhe emrin e vendit të punës./presheva.com/