SHPËRNDAJE

Shtëpia e Shëndetit në Preshevë ka rritur kapacitetin e shtretërve për intervenime ditore.

Drejtues të këtijë institucioni shëndetësore për portalin preshevacom kanë ritheksuar se po shfrytëzojnë maksimalisht hapësirat poseduese që nuk janë përdorë deri tani, në shtëpinë e shëndetit në mënyrë që të rrisin kapacitetin e shtretërve për pacientët tanë që kanë nevojë për intervenime ditore.

Sipas drejtorit, Driton Salihu këto hapësira do të përdoren për pacientët e praksës së përgjithshme për inervenime si p.sh për marjen e infucioneve nga ana e pacientëve dhe në këtë mënyrë do të mënjanohen pritjet e gjata në mungesë të hapsirave përkatëse./presheva.com/