SHPËRNDAJE

Shtetet e Quintit i kanë bërë thirrje politikanë kosovarë që të lënë anash lojërat politike, dhe të bëhen bashkë në luftimin e koronavirusit.

Në një deklaratë publike nga Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, thuhet se është e nevojshme të ruhet funksionaliteti i Qeverisë dhe t’i jipet përparësi luftës ndaj koronavirusit.

“Në momentin e vështirë si ky, u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucional dhe politik që të përqëndrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat Kushtetutese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës. Në këtë moment kritik, i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe të japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë e jo politikës, duke ju kujtuar se vendet tona kanë marrë të gjitha masat të jashtëzakonshme në këtë drejtim” thuhet në deklaratë.