SHPËRNDAJE

Ofertuesi i cili do të përzgjedhet si më i miri do të jetë i detyruar të punojë në objektet sanitare publik së paku 18 orë në ditë nga qershori deri në shtator, si dhe në dhjetor dhe janar. Kriteri i vetëm i përzgjedhjes do të jetë çmimi më i lartë i ofruar, ndërsa çmimi minimal i qirasë është 20 euro për metër katror. Hapësira e tualetit në objektin në hyrje nga Kroacia në Serbi në kalimin “Batrovci” është 26.8 metra katrorë dhe dy tualete në kalimin “Preshevë” në të dy drejtimet janë 36 metra katrorë. Ofertuesit e interesuar janë të detyruar që deri më 12 qersho të paguajnë një depozitë prej 100,000 dinar për lokalet në Batrovci dhe Preshevë. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 14 qershor ndërsa ofertat do të hapen më 17 qershor./presheva.com/