SHPËRNDAJE

Adhurues të çajit dhe qumështit, gëzohuni! Një studim i ri ka zbuluar se shtimi i qumështit në çajin tuaj të preferuar mund të bëjë mrekulli duke parandaluar nxirjen e dhëmbëve.

Çaji, i vlerësuar si pija e dytë më e konsumuar në botë është shumë e lartë në përfitimet shëndetësore. Përmbajtja e tij e flavonoideve dhe e antioksidantëve ofron shumë përfitime për zemrën. Por nga ana tjetër, pirja e çajit është një nga shkaktarët kryesorë që qëndron pas njollave të dhëmbëve.

Çaji shkakton njolla në dhëmbë për shkak se tanina e gjendur në këtë pije lë mbetje në dhëmbët tuaj duke i ngjyrosur ata dhe duke i zhveshur nga smalti.

Taninat e pranishme në çaj i japin atij shijen e hidhur. Në ngjyrë të errët, ato gjithashtu mund të njollosin dhëmbët. Përveç taninave, mënyra se si çaji përpunohet, bën që të njollosen dhëmbët. Sa më shumë të përpunohet çaji, aq më shumë oksidohet dhe aq më të larta janë vetitë e ngjyrosjes.

Dr. Ava Chow nga Shkolla e Stomatologjisë në Universitetin e Albertës thotë se shtimi i qumështit në çajin tuaj redukton aftësinë e çajit për të njollosur dhëmbët.

Sipas dr.Chow, ajo e hartoi studimin e saj për t’ua prezantuar studentëve të higjienës dentare për hulumtime. Sidoqoftë, ajo ishte e befasuar me rezultatet dhe vendosi t’i botonte ato.

Dr.Chow dhe ekipi i saj vëzhguan dhëmbët humanë 24 orë pasi i kishën lënë në një solucion me çaj dhe në një solucion me çaj në qumësht në të. Zbulimet treguan se dhëmbët e vendosur në çajin me qumësht u bënë të bardhë.

Studiuesit ia atribuojnë këtë veti, proteinës kryesore të qumështit, kaseinës, e cila kur bashkohet me taninën parandalon zverdhjen e dhëmbëve. Rezultati i ngjyrës së dhëmbëve ishte i krahasueshëm me ndryshimin e ngjyrës që vërehet kur përdorni produkte zbardhuese, madje dhe më efektive se pastat zbardhuese.

Dr.Chow rekomandon pacientët që para se të pinë çaj me qumësht, të marrin në konsideratë edhe pirjen e qumështit si pjesë të kulturës së të ushqyerit.