SHPËRNDAJE

Në Maqedoninë e Veriut nuk do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të parapara për 12 prill të këtij viti.

Kjo bëhet e ditur nga burime pranë presidencës, pas takimit të djeshëm të Këshillit të Sigurisë Nacionale të thirrur nga presidenti Stevo Pendarovski. Anëtarët e Këshillit të Sigurisë kanë vlerësuar se nuk ka kushte për të mbajtur zgjedhje në këtë situatë të shpërthimit të gripit pandemik. Për të vendosur mbi anulimin e zgjedhjeve sot do të zhvillohet edhe takimi i thirrur nga presidenti Pendarovski me krerët e partive parlamentare. Shumica e liderëve të partive politike kanë kërkuar që të anulohen zgjedhjet dhe vendi të përballet me situatën aktuale emergjente.