SHPËRNDAJE

Ministri për Sport, Vincenzo Spadafora ka mbështetur thirrjen e Shoqatës së Futbollistëve që Seria A të pezullohet pas përhapjes së madhe të coronavirusit, duke anuluar ndeshjen Parma-SPAL një minutë para fillimit.

Lojtarët e dy skuadrave ishin duke qëndruar në tunelin e stadiumit të zbrazur Enio Tardini, kur papritmas gjithçka u ndalua.

Gjyqtarët dolën dhe i njoftuan se Ministri i Sportit po konsideronte një ndalesë të menjëhershme të sezonit të Serie A, kështu që skuadrat u kthyen përsëri në zhveshtore dhe dikush duhej të shkonte dhe të informonte ata që tashmë ishin ulur në bankinë.

“Ndaj mendimet me Damiano Tommasin, President i Shoqatës së Futbollistëve Italianë dhe unifikohem me thirrjen e tij për të pezulluar ligën e futbollit”, ka thënë fillimisht Spadafora këtë mëngjes, vetëm disa minuta para se Parma-SPAL të fillonte pas dyerve të mbyllura.

“Nuk ka kuptim në këtë moment, ndërsa ne kërkojmë nga qytetarët tanë sakrifica të mëdha për të parandaluar përhapjen e virusit, për të rrezikuar shëndetin e lojtarëve, gjyqtarëve, trajnerëve, tifozëve që sigurisht do të mblidhen për të parë ndeshje, vetëm për të mbrojtur interesat që sillen rreth sportit”.

“Federatat e tjera kanë vendosur me mençuri të pezullojnë futbollin për disa ditë”.

“Unë mendoj se është detyrë e Presidentit të FIGC-së, Gabriele Gravina të reflektojë përsëri, pa pritur rastin e parë që një lojtar i Serie A të infektohet, përpara se të marrë përsipër këtë përgjegjësi shumë serioze”.

“Gjatë ditëve të ardhshme do të marr në konsideratë çdo iniciativë, përfshirë legjislacionin, për të marrë njëfarë rregulli në një botë që rrezikon të mos përfaqësojë më vlerat etike dhe morale, për të cilat ne do të dëshironim që sporti gjithmonë të aspirojë”, përfundoi ministri italian i sportit.