SHPËRNDAJE

Rekomandimi i ekspertëve nuk është të ngutet me heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, por ta mbahet në fuqi, por të zbuten masat dhe më pas të vendoset gjendja jashtëzakonshme në situatë të jashtëzakonshme.

Para qytarëve të Serbisë është me siguri edhe ora policore më e gjatë – Pashkët Ortodokse do të festohen me siguri në shtëpi javën e ardhshme, pasi po shikohet që ora policore dhe ndalesa e lëvizjes të bëhet nga 5 pasdite të enjte deri të hënën në 5 të mëngjesit.

Kjo karantinë, e cila do të zgjasë për 84 orë, nëse situata epidemiologjike të mbetet nën kontroll, hap mundësinë e bisedimeve për një ulje graduale të masave dhe shkurtimin e orës policore.

Pas Pashkëve do të kemi edhe dy data me rrezikshmëri të lartë, Ditën e Punës në 1 maj dhe me 6 maj. Ndërsa një ulje graduale e masave pritet në javën pas 20 Prillit, opsioni i një ore policore të zgjatur do të jetë e Premte dhe të Shtunë, 1 dhe 2 maj, do të konsiderohet me rrezik të lartë për shkak të zakoneve të tilla si pikniqe, tubime në natyrë, skara dhe të ngjashme./presheva.com/