SHPËRNDAJE

Disa javë më parë, shkencëtarët nga qendra kërkimore e Ukrainës “Vernadsky” në Antarktik, janë ballafaquar me një fenomen të pazakontë – borën dhe akullin e mbuluar me ngjyrë të kuqe.

Fotografitë e borës së “përgjakur” dhe akullit ngjajnë me disa skena të filmave horror ku janë zhvilluar beteja të ashpra.

Megjithatë është zbuluar arsyeja e vërtetë dhe për fat të mirë nuk është diçka për të cilën njerëzimi duhet të shqetësohet.

Ekologu detar Andrey Zotov nga akademia e shkencave në Ukrainës, ka arritur me ndihmën e mikroskopit të identifikojë algat e njohura si Chlamydomonas nivalis.

Si pasojë e temperaturave të larta dhe shkrirja e akullnajave, alga mikroskopike e shndërron sipërfaqen e bardhë në të kuqe.