SHPËRNDAJE

Alergji

Pranvera tashmë ka filluar, kurse me lulet e para të pranverës, arrin edhe sezoni i alergjisë dhe riniti alergjik që shkaktohen nga poleni, barërat e këqija dhe pemët.
Simptomat e alergjive respiratore mund të jenë të pakëndshme, në sistemin e sipërm respirator zhvillohen simptoma të ngjashme me ftohjen, rrjedhja nga hunda e shoqëruar nga teshtitja, por mund të shfaqet edhe acarimi i syve, fytit dhe sytë e përlotur. Në rrugët e frymëmarrjes mund të ndodhë ngacmim i vazhdueshëm për t’u kollitur.

Nëse ndjeni simptomat e alergjive, domosdo kontaktoni mjekun. Për trajtimin e suksesshëm të alergjive është një parakusht për të shmangur alergjenët. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë e mundur dhe për trajtimin e tillë përdoren ilaçet.

Tek alergjitë e lehta, p.sh, rinitit, aplikohen antihistaminat të cilat kanë një efekt sistemik duke qetësuar reaksionin alergjik dhe dekongestivët të cilat zvogëlojnë rrjedhjen nga hunda dhe ënjtjen e mukozës së hundës. Format më të rënda të alergjive trajtohen me bronhodilatorë që lehtësojnë frymëmarrjen dhe kortikosterodim që trajtojnë inflamacionet.

Ndonjëherë aplikohen procedurat e hiposenzibilizimit, futjen e sasive të vogla të alergjenëve, duke shkaktuar një tolerancë ndaj alergjenit për të penguar reaksionin alergjik.

Tek alergjia ndaj polenit është e rëndësishme për të monitoruar prognozën alergjike, të reduktohen daljet jashtë dhe të mbyllen dritaret në mëngjes dhe në mbrëmje, si dhe pas kthimit në shtëpi, të zhvishen veshjet që ka qenë të ekspozuara ndaj alergjenëve.

Nëse një person është alergjik ndaj merimangave, pluhurit, duhet të largoni perdet, qilimat dhe të përdoren çarçaf antialergjik. Gjithashtu duhet të reduktohet lagështia, të largohen bimët nga ambienti i brendshëm dhe banjë të pastrohet mirë.