SHPËRNDAJE

Përhapja e infeksionit në fabrikën e mobiljeve “Dodic”, e cila ka 250 punonjës, ka ndodhur gjatë festimit të ditëlindjes së fëmijës së një prej punonjësve, dhe për shkak të mosrespektimit të masave mbrojtëse, virusi u përhap shpejt.

Ljiljana Antic, drejtoresha e qendrës shëndetësore në Vranjë, sqaroi se shumica e pacientëve të zbuluar në valën e re të infeksionit kanë një pamje të lehtë klinike, ndërsa tetë janë në një gjendje më serioze, me pneumoni.

Aktualisht, 93 persona nga gjithsej 180 pozitive janë shtruar në spital, por sigurisht që do të ketë më shumë në ditët në vijim.
Për shkak të situatës së re në Vranjë, shtabi i krizave vendosi që askush të mos paraqitet në vende publike, tregje, kafene pa maskë mbrojtëse dhe doreza, qytetarët janë të detyruar të mbajnë distancën e tyre fizike, dhe masat e përcaktuara do të kontrollohen rreptësisht nga inspektorët kompetent.