SHPËRNDAJE

Sigurohen 10 shtëpi për nevojtarët në Luginën e Preshevës. Humanisti kosovarë i njohur për opinionin publik, Halil Kastrati në takimin që ka realizuar dje me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe me reperin preshevarë, Arian Agushin ka konfirmuar vullnetin e mirë të njerëzve humanë se janë gati të realizojnë projektin për sigurimin e dhjetë shtëpive që do të jenë në dispozicion të luginasve.

Kryetari Arifi ka shprehur mirënjohje të thellë për humanistin Kastrati duke e falemderuar përzemërsisht ate për angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka treguar gjatë kësaj kohe.

Ndërsa këngëtarin preshevarë Arian Agushin Gold AG-in e ka vlerësuar si ambasador të vërtetë të Luginës së Preshevës i cili çdo herë ka treguar interes të jashtëzakonshëm dhe me shumë përkushtim përkujdeset për qenien shqiptare në Luginë./presheva.com/