SHPËRNDAJE

Është siguruar ushqim dhe ujë për shoferët maqedonas të cilët kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare mes Italisë dhe Sllovenisë.

Ambasada e Maqedonisë në Lubjanë njoftoi se ka siguruar gjërat e nevojshme dhe me leje të zyrtarëve kufitar janë dorëzuar deri tek shtetasit e bllokuar.

Nga ambasada theksojnë se në rast se ka nevojë shtetasit do të furnizohen edhe me ilaçe.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se ministri Nikolla Dimitrov ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij slloven Anzhe Llogar me qëllim që të gjendet një zgjidhje për transportuesit e bllokuar.

Në kufirin italioano-slloven kanë mbetur të bllokuar rreth 3.000 transportues.