SHPËRNDAJE

Kandidati për president nga LSDM ja, Stevo Pendarovski, do të fitojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me rreth 6% dallim, sipas një sondazhi të bërë nga Agjencia M-Prospekt për nevojat TV Telma.

Për pyetjen “Për cilin kandidat do të votoni në zgjedhjet presidenciale”, anketa tregon rezultate të ndryshme në varësi të përkatësisë kombëtare. Prej gjithsejt 26.1 për qind e të anketuarve maqedonas janë për Stevo Pendarovski kurse 32.2 për qind janë për Gordana Siljanovska dhe 0.9 për Blerim Reka, ndërsa të anketuarit me përkatësi kombëtare shqiptare 15.2 për qind mbështesin Pendarovskin, 0.4 për Siljanovska dhe 41.4 janë për Blerim Rekën.

Sipas rezultateve të sondazhit, Pendarovski do të fitojë 32.4% të votave, ndërsa Siljanovska – 26.2%.

Nga ana tjetër, 22.7 përqind e të anketuarve u përgjigjën se ende nuk kanë vendosur për kë do të votojnë.