SHPËRNDAJE

DiegoSimeone

Barazimi me Valencian e komplikon situatën e Atletico Madrid në luftën për titullin kampion, dhe kjo ka bërë që Diego Simeone të dorëzohet. Sipas trajnerit argjentinas skuadra e tij nuk bën pjesë në garën mes dy të mëdhenjve pasi u shkëput me plot 7 pikë nga kryesuesit e Barcelonës.

“Nuk mendoj se vazhdoojmë të jemi në garë për të mbrojtur titullin. Sezoni mbetet ende i gjatë por tashmë rivalet tona janë Sevilla dhe Valencia, dy skuadra ndaj të cilave nuk arritëm të fitonim në dy përballjet e fundit”.

Atletico Madrid mban vendin e tretë me një pikë më shumë se Valencia që rrezikon t’i rrëmbejë pozicionin e fundit që siguron kualifikimin direkt në fazën e grupeve të UEFA Champions League.