SHPËRNDAJE

Simeone

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka treguar se si e ka mposhtur Real Madridin.
Atletico Madrid ka shënuar në fitore të madhe. Ekipi i Diego Simeones e ka deklasuar rivalin e qytetit, Real Madridin, të cilin e mposhti me rezultat 4:0.

Pas kësaj fitore, Atletico është ngjitur në kuotën e 50 pikëve sa ka edhe Barcelona në vendin e dytë. Kurse, Reali mbetet i pari me 54 pikë të tubuara.

“Të gjithë trajnerët kanë shumë ide. Sidoqoftë, ju duhet të jeni në gjendje të komunikoni teksa grupi duhet të jetë i gatshëm t’i ekzekutojë këto ide. Lojtarët e mi mund ta bëjnë këtë gjë”, ka deklaruar ai

“Nuk do të ishte reale për mua që të gjykoj kundërshtarin. Ne e kemi ditur lojën sesi dëshironim të luanim, dhe ajo shkoi pikërisht sipas mënyrës sesi u përgatitëm”, ka theksuar trajneri argjentinas.