SHPËRNDAJE

Kryetarja e Komunes së Preshevës në një intervistë dhënë televizionin lokal ka përsëritur akuzat e javës së kaluar kundër ish-partnerit qeverisës APN si dhe ish-kryetarit Shqiprim Arifi, transmeton presheva.com.

Ndër të tjera përseri ka theksuar projektin e rrugës «Karposh» që sipas saj ka mungesë dokumentacioni si dhe është rritur vlera e këtij projekti për rreth 20 mil. Dinarë. Ajo ka aluduar indirekt se shqyrton rastin për tërheqjen e këtij projekti nga realizimi.

Ish-kryetari i Komunës Shqiprim Arifi po për të njejtin projekt i ka fajësuar udhëheqësin e shërbimin të prokurimit i cili udhëhiqet nga rradhet e PVD-së. Ndërsa një ndër shkaqet kryesore per prishjen e koalicionit APN-PVD ishte po i njejti projekt pasi nuk ëshë fituar nga kompanitë e përafërta me PVD-në. Ku sipas Arifit, kryetari i PVD-së Riza Halimi ka pasur presione nga biznismenet që përkrahin këtë parti politike për të tërhequr tenderin dhe shtyer përseri ofertimet pas një afat kohor prej gjashtë muajve, përndryshe këtë biznismen ishin të motivuar për prishjen e koalicionit qeverises APN-PVD.

Gjë që ndodhi pas shtatë mujve.
Znj. Sinani ka vazhduar akuzat ndaj ish partnerin koalicionar APN se nuk ka pasur kuadro për udhëheqjen e institucioneve komunale ndërsa PVD në këtë aspekt ishte shumë e përgaditur dhe se i ka ofruar udhëheqje kompetente Komunës së Preshevës në qeverisjen e kaluar shtatëmujorëshe. Kryetarja Sinani Qeverisjen e re koalicionare me PVD, BDL, UDSH si dhe grupin e PDSH e ka cilësuar si stabile pasi ka një këshilltarë më shumë se sa qeverisja e kaluar./presheva.com/