SHPËRNDAJE

Sipas parashikimit të sinoptikëve këto ditë do të ketë ndryshim drastik të motit, duke filluar me shfaqjen e erërave të forta me shpejtësi deri më 17m/s, të cilat kryesisht do të vijnë nga veriu.

Poashtu do të ketë edhe rënie të temperaturave, reshje bore 5 deri në 20cm në viset malore.

Luten qytetarët e komunës sonë që t’i bëjnë përgatitjet e duhura dhe të bëjnë furnizimet e nevojshme që këto dy ditë të tejkalohen me sa më pak vështirësi me që ka ndryshime të përnjëhershme të motit në vend./presheva.com/