SHPËRNDAJE

Kryetari i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Vlladimir Dimitrijeviq ka mbajtur dje konferencën e parë të rregulltë për gazetar, në të cilën ka paraqitur rezultatet e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave kombëtare të pakicave kombëtare, të mbajtur më 04 nëntor 2018. Dimitrijeviq ka bërë të ditur se 18 pakica kombëtare, në zgjedhjet e së dielës, kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre në këshillat kombëtare, ndërsa përfaqësuesit e pakicave kombëtare kroate, malazeze, ruse dhe maqedonase përfaqësuesit e tyre i kanë zgjedhur përmes kuvendeve elektore. Sipas tij, për këto zgjedhje kanë qenë të regjistruar 467.545 votues, në lista të veçanta zgjedhore, të cilët të drejtën e tyre për të votuar e kanë patur në 926 vendvotime.

Për këto zgjedhje, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve ka pranuar 58 lista zgjedhore, ndërsa punën e Organit për mbarëvajtjen e zgjedhjeve e kanë përcjellë vëzhgues të jashtëm, Misioni i OSBE-së dhe Delegacioni i BE-së në Serbi, ambasadat e Britanisë së Madhe, Kroacisë, SHBA-ve, Sllovakisë, Turqisë, Gjermanisë dhe Ukrainës si dhe vëzhgues vendor e përfaqësues të propozuesve të listave zgjedhore. Kryetari i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Vlladimir Dimitrijeviq me këtë rast ka publikuar rezultatet preliminare për të gjitha pakicat kombëtare. Sa i përket listave të shqiptarëve, Dimitrijeviq ka thënë se janë numëruar 97,62 % të votave. dhe ka publikuar si vijon:

Lista zgjedhore – ALTERNATIVA PËR NDRYSHIM (APN) – SHQIPRIM ARIFI, ka fituar 26,73 % të votave, Lista zgjedhore – PARTIA DEMOKRATIKE – Dr.sc. NAGIP ARIFI, ka fituar 15,63 % të votave Lista zgjedhore – PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK – SHAIP KAMBERI, ka fituar 32,69 % të votave Lista zgjedhore – Sami Salihu – Lëvizja për Reforma, ka fituar 8,83 % të votave Lista zgjedhore – PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE – Dr.Sc. RAGMI MUSTAFA, ka fituar 12,35 % të votave Lista zgjedhore – Shoqata Forumi shqiptar për zhvillim ekonomik në Serbi – Muharem Saljihu, ka fituar 2,78 % të votave Komisioni Republikan i Zgjedhjeve për KNSH rezultatet zyrtare do ti publikojë ditën e enjte.