SHPËRNDAJE

Sir Alex Ferugon ka zbuluar gabimin e tij më të madh që ka bërë në kohë kur ishte trajner i Manchester Unitedit.

Duke qëndruar për 27 vite në krye të skuadrës angleze, derisa kishte transferuar lojtarë si Eric Djemba-Djema dhe Bebe, është fer të thuhen disa gjëra që i ka bërë legjenda skoceze edhe pse kishte sukses.

Gabimi më i madh i tij ishte renditja e tij në fushë në finalen e 2008-së në Ligën e Kampionëve në Moskë, mirëpo  e fitojë përballje ndaj Chelseat.

Ferguson kishte thënë se gabimi i tij më i madh që e ka në mendje edhe sot, është lënë jashtë e Ji-sung Park në finale.

“Ta fitosh Kupën Evropiane është diçka fantastike. Ishte me të vërtetë një grup i mirë i lojtarëve, që kishin një mentalitet fitues dhe ishin të respektueshëm”, ka thënë skocezi.

“Gabimi më i madh i imi ishte në vitin 2008 te Manchester United, pasi lash jashtë skuadre Ji-sun Parkin”.

“Ai kishte luajtur një rol vendimtar në skuadër, mirëpo ky është problemi kur ju arrini në finale të tilla. Në Wembley në vitin 2011, të njëjtën gjë i bëra edhe Dimitar Berbatovit dhe ai e mori keq. Ai nuk e meritoi atë, Asnjë lojtar nuk e meriton të lihet jashtë finales”, ka shtuar më tej Ferguson.

Por, skocezi tashmë njihet si trajneri më i suksesshëm në histori të Djajve të Kuq, por edhe si strategu më i mirë në futboll.