SHPËRNDAJE

Sistemi i ri për informimin e shoferit nëpërmjet programit të radios në rast aksidentesh në rrugë dhe informimi i opinionit rreth trafikut të sigurt dhe të pandërprerë, do të fillojë të funksionojë nga 1 korriku.

Drejtori i Policisë Vladimir Rebiç ka nënshkruar sot marrëveshjen me përfaqësuesit e Ndërmarrjes Publike “Putevi Sërbije”, Organin Rregullator për Mediat Elektronike, Ndërmarrjes Publike për lidhje emisionesh dhe Radio televizionit të Serbisë për sistemin e ri për informimin e shoferëve nëpërmjet programeve të radios në rast aksidentesh, në rrugë dhe informimin e opinionit për trafikun e sigurt dhe të pandërprerë.

Sot është një ditë e rëndësishme për sigurinë e komunikacionit në Serbi sepse pas tetë muajve kemi arritur të krijojmë këtë sistem. Përndryshe, një ngjarje tragjike që ndodhi në nëntor të vitit të kaluar në autostradën në zonën e Jagodinës, kur humbën jetën tetë persona, pas analizave të kryera, është konstatuar se deri te aksidenti tragjik ka ardhur si pasojë e mos informimit të shoferëve për mjegullën e dendur ka thënë Rebiç.

Drejtori i policisë tha se ky sistem do të jetë funksional prej 1 korrikut dhe se të gjithë shoferët në autostradat e Serbisë, nga autostrada Ibarska nga Beogradi deri në Kralevë dhe me tutje, do të kenë mundësinë të paralajmërohen nga RTS, mbi rrethanave të rëndësishme dhe ngjarjeve në rrugë.

Ai u shpreh se Ministria e Punëve të Brendshme, me ndihmën e “Putevi Sërbije”, në mënyrë të shpejtë dhe efikase do të informojë shoferët për aksidentet dhe rrethanat e tjera, si dhe për ngadalësimin e trafikut, gjë që do të rrisë ndjeshëm sigurinë e komunikacionit në rrugët e Serbisë.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Putevi Sërbije”, Zoran Drobnjak tha se në rast të ndonjë ndeshje të madhe, mjegullës së dendur ose problemeve të tjera në rrugë, Ministria e Punëve të Brendshme do të njoftojë Radiotelevizionin e Serbisë, e cila do të ndërpresë programin me qëllim paralajmërimin e pjesëmarrësve në komunikacion rreth rrethanave të reja , me çka do të parandalohet bllokimi i trafikut dhe do ta bëjë udhëtimin më të sigurt./presheva.com/