SHPËRNDAJE

Një zyrtar i policisë nga Spançevci, i cili mbrëmë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore u paraqit në Shërbimin e emergjencës në Bujanoc, u transferua në Qendrën Klinike Nish për shkak të një dyshimi serioz se ishte infektuar me virusin Covid-19.

Përveç këtij pacienti, Shërbimi i emergjencës gjatë natës pati edhe një rast tjetër me simptoma të covid-19. Bëhet fjalë për një grua të moshuar, gjithashtu nga zona e Klenikut, e cila u dërgua në Spitalin e Vranjes.

Një burim i Bujanovaçkes nga Shtëpia e shëndetit n ë Bujanoc ka thënë se „çdo ditë një numër i madh i personave me simptoma të virusit të Koronës po paraqiten në Ambulancën covid dhe në Shërbimin e emergjencës“.

– Kleniku mbetet zona më e kërcënuar , ndërkaq e di me siguri që gjatë javës së kaluar, katër persona nga kjo zonë e komunës së Bujanocit kanë përfunduar në trajtim me respirator në QK Nish – thotë bashkëbiseduesi nga Emergjenca.

Ai thekson se në Shtëpinë e shëndetit nuk ka mungesë të personelit shëndetësor dhe paisjeve mbrojtëse, mirëpo procedurat e testimit, e posaçërisht izolimi, nën autoritetin e Shërbimit epidemiologjik të Entit për shëndet publik në Vranjë, edhe më shumë po e rëndojnë luftën edhe ashtu të rënduar kundër epidemisë.

– Nuk ka testim të anëtarëve të familjes së personit të infektuar me covid – 19, as nuk urdhërohet izolimi i tyre. Kryesisht bëhen teste serologjike ose siç po quhen teste të shpejta, të cilat nuk janë fare të sigurt. Ne marrim në sasi të pamjaftueshme teste PCR, ku mundësia e gabimit është shumë më e vogël, andaj për pasojë kemi testim të një numëri të vogël njerëzish – thotë ai.

Sipas vlerësimit të burimit tonë, ditë të vështira e presin komunën e Bujanocit.

Sipas të dhënave më të fundit zyrtare, 28 raste të covid-19 janë regjistruar në Bujanoc që nga fillimi i pandemisë, tre prej tyre kanë vdekur.

Tre ditë më parë, Shtëpia e shëndetit konfirmoi se edhe tre persona të tjerë doli se ishin të infektuar me virusin Korona.