SHPËRNDAJE

Bllokadat financiare në komunën e Bujanocit janë të pakuptimta. Situata e krijuar në Bujnaoc ngjall dilema të ndryshme të cilët na lënë të besojmë se në shërbimet financiare në këtë komunë ka çrregullime të brendshme, këto komente i ka bërë kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi gjatë një konference për media.

Partnerët e koalicionit në Bujanoc po bëjnë politik antishqiptare në forma të ndryshme duke e dëmtuar qytetarin.

Mos transparenca nga drejtues të pushtetit lokal në Bujanoc ka dëshmuar trekëndëshin e Bermundes në aspektin financiarë. Shtrohet pikëpyetja e madhe se ku janë paratë publike, ka thënë për portalin tonë Shqiprim Arifi.

Arifi ka deklaruar se çka mund të jetë më antikombëtare sesa aprovimi i Qeverisë së Vuçiçit përmes votës së deputetit të PVD-së dhe partneriteti udhëheqës i qeverisjes lokale në Bujanoc me pasardhësit e Millosheviqit./presheva.com/