SHPËRNDAJE

Ministri i Shëndetësisë së Sllovenisë Tomaz Gantar tha sonte se një person tjetër kishte vdekur nga koronavirusi i ri, duke rritur bilancin e vdekjeve në dy.

Sipas Gantar, bëhet fjalë për një grua të moshuar nga një shtëpi pleqsh në Metlika që kishte disa sëmundje kronike, raporton agjencia sllovene e lajmeve STA.

Të dy pacientët e vdekur në Slloveni janë të moshës rreth 90-vjeç, teksa gjithsej 414 raste me koronavirus janë konfirmuar, nga të cilat 55 janë në spitale.