SHPËRNDAJE

Në Sondazhin e portalit presheva.com në rrjetin Facebook “Votoni me emotikon kandidatin për kryetar të KNSH-së” kanë votuar gjithsejt 275 persona.

Pas 24 orë mundësi votimi, për Arbër Pajazitin nga Lista me numër 1 kanë votuar 170 persona apo 61% të votuesve

I dyti sipas votave radhitet kandidati i PVD-së Ragmi Mustafa me 44 vota apo 16%.

I treti është radhitur kandidati dhe bartësi i listës së LRPDSH, Sami Salihu me 25 vota apo 9%

I katërti është radhitur Sali Salihu nga PD, me 17 vota apo 6%

I pesti në listë është Enver Memeti nga PDSH me 14 vota apo 5%

Dhe i fundit i kësaj liste në sondazh është kandidati Muharrem Salihu me 5 vota apo 3%

Për ta shikuar listën se si kanë votuar kliko KËTU