SHPËRNDAJE

Në fshatin Dobrosin të Bujanocit me rastin e 20 vjetorit të daljes për herë të parë në skenë e UÇPMB-së, sot u zbulua pllaka në Shtëpinë ku kishte vepruar  Baza e Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së Shefket Musliu – Haxhia.

Pas zbulimit të pllakës dhe vizitës së shtëpisë, të pranishmit vizituan edhe varrezat e vëllezërve Saqipi martirë të UÇPMB-së, varrezat e dëshmorëve në fshatin Dobrosin, duke vazhduar me homazhe te varri i dëshmorit Besim Faikut në Tërnoc.

Krejt në fund është mbajtur edhe Akademi përkujtimore kushtuar kësaj date historike të UÇPMB-së, në të cilën u përsërit amaneti i dëshmorëve të UÇPMB-së dhe realizimi i të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Këto aktivitetet janë norganizuar nën patronatin e OVL të UÇPMB-së, B.L Dobrosin dhe B.L Tërnoc.

Një përmbledhjej e shkurtër e kësaj date.

Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001, territoret e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë fushë e konfrontimeve të armatosura të policisë serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Pjesëtaret e UÇPMB-së, për herë të parë janë paraqitur publikisht në fund të janarit të vitit 2000 në fshatin Dobrosin të Bujanocit gjatë varrimit të (martirëve) vëllezërve Shaqipi të vrarë nga policia serbe.

Konfrontimi i armatosur dhe incidentet janë intensifikuar posaçërisht pas tërheqjes së policisë nga punktet e kontrollit në fshatrat shqiptare nga komuna e Bujanocit, më 27 nëntor 2000.

Tërheqja është bërë pas sulmit të UÇPMB-së mbi patrullën policore, me ç’rast thuhet se janë vrarë tre policë, ndërsa ishin plagosën pesë të tjerë.

Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, janë vrarë, plagosur ose rrëmbyer më tepër se 100 njerëz, shqiptarë, serbë, dhe përfaqësues të ushtrisë dhe policisë.

Në fillim të vitit 2001, Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Qeveria Federative formuan Trupin koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në përpjekje që të zgjidhet kriza në mënyrë politike, në fillim të vitit 2001 përfaqësues të pushtetit dhe komunitetit shqiptar filluan negociatat, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të paktit Veri-Atlantik (NATO), Kombeve të Bashkuara (KB) dhe Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE).

Rezultatet e këtyre negociatave kanë qenë hyrja graduale e Ushtrisë Jugosllave në Zona Tokësore të Sigurisë, në të njëjtën kohë dhe demilitarizimi dhe shpërbërja e UÇPMB-së.

Zona Tokësore të Sigurisë me marrëveshje të mëvonshme është anuluar në mënyre formale. Kuvendi Federativ në vitin 2002 nxjerri Ligjin për amnisti për të gjithë pjesëtarët të UÇPMB-së.

Por edhe sot e kësaj ditë ka ish-pjestarë të UÇPMB-së të cilët janë të kërkuar nga organet e MPB, njëri ndër ta është edhe Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së Shefket Musliu./presheva.com/